Lajme

Shala i PDK-së: Jemi të befasuar se si ende nuk është shkarkuar bordi i ZRRE-së

05/23/2022 18:49
nga:G B

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Muzafer Shala thotë se janë të befasuar pasi që ende nuk është shkarkuar Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Këto deklarata ai i bëri pasi kërkuan shkarkimin e këtij bordi për shkak të vendimit të Gjykatës së Apelit që hedh poshtë vendimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike.

I ftuar në “Ditari” në Tëvë 1, Shala thotë se vendimi i dy niveleve të gjykatave për shtrenjtimin e tarifave tregon që ky bord nuk ka zbatuar ligjin.

“Edhe ne jemi të befasuar me këtë për shkak se kemi vendime edhe kemi ngritë zanin rreth kësaj kur është bërë ngritja e çmimeve kemi thënë se është e jashtëlijgshme dhe është një legjitimim të asaj çka kemi thënë janë dy nivele edhe Themelorja dhe Apeli me të vërtetë është e çudtishme të akuzohet opozita pse po kërkon shkarkimin e bordit tregon që ky bordi cili ka marrë këtë vendim nuk e ka zbatuar ligjin dhe momentin kur nuk zbatohet ligji dhe të gjnden format më të mira dhe të shpejta për të siguruar energji për qytetarët e Kosovës dhe ne do të vijm para një situate kur duhet të kemi sigurim të energjisë për qytetarët”, tha ai.

Sipas tij, nëse nuk shkarkohet bordi aktual, atëherë Qeveria nuk është e aftë të zgjedh problemet e qytetarëve.

Madje, me mosmarrjen e vendimit për shkarkimin e këtij bordi, Shala i PDK-së e quan qeverinë aktuale si “depresive” dhe me një arrogancë të numrave.

“Nëse nuk shkarkohet e shohim që Qeveria është e paaftë për me i zgjedh problemet e qytetarëve depresive e cila ka një retorikë, arrogancë edhe të numrave edhe për arsye se nuk dijnë si me i zgjedhë problemet dhe në këtë formë nëse nuk shkarkohet bordi i bjen që nuk kanë zgjidhje për me i përmirësu situatën me energjinë elektrike”, shtoi ai.