Njëri nga njerëzit kryesor të Lidhjes Demorkatike të Kosovës, deputeti Kujtim Shala është i ftuari i radhës në emsionin “Blic Intervieë” me Astrit Gashi.
Ai ka goditur kryeministrin Kurti, duke thënë se me marrëveshjet e arritura dhe me draft statutin e Asociacionit, ai u ka dhënë autonomi serbëve.
Anëtari i kryesisë së LDK-së potencon se sipas nenit 7 të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, Asociacioni është autonomi, është pushtet i tretë dhe këtë e ka pranuar kryeministri i Qeveria.
“Sepse më s’kemi të bëjmë me debatin e dialogut për një asociacion, për të cilin BE kishte garantuar se s’do të ketë kompetenca ekzekutive, pra që s’do të jetë një pushtet, por tani kemi të bëjmë, negociojmë dhe siç e dëshmon dhe draft statuti, dokumenti kryesor, kemi të bëjmë me nivel të vetëqeverisjes apo më ndryshe, autonomi, s’kemi të bëjmë me një organizim mbi bazën e asociimit vullnetar, por me një pushtet të tretë, të cilin e projekton neni i 7 i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksi i Ohrit. Pra ky nuk ka qenë dialogu, nuk ka qenë i përqendruar te themelimi i një pushtetit të serbëve në Kosovë, as një pushteti të Serbisë në Kosovë, që e ka strukturuar draft statuti i Asociacionit, të cilin e kanë dorëzuar emisarët dhe të cilin kryeministri dhe Qeveria e kanë pranuar”, deklaron Kujtim Shala.
Shala në këtë intervistë e cila transmetohet sonte nga ora 21:30 në RTV Dukagjini dhe Live në Youtube, ndër të tjera flet edhe për rrezikun e një pushteti të tretë që do të krijohet në Kosovës, për zgjedhjet në LDK e për shumë çështje tjera.
Ju ftojmë ta ndiqni…


