Lajme

Shala i drejtohet me ironi Kërstiqit: Vuçiqi se ka bë Banjskën, por Mongolia

03/12/2024 21:29
nga:G B

Komentatori politik Krenar Shala është përplasur ashpër me gazetarin serb Branislav Kërstiq në emisionin Politiko.

Shala ju është drejtuar gazetarit serb se po e pranon që është kundështar i Vuçiqit a ndryshe po e përcjell agjendën e tij, raporton Gazeta10.

“Po thu publikisht që je kundështar i Vuçiqit a ti je duke ja përcjell të gjithë agjendën atij, mos e merrni vesh që ai është me Rusinë por ai është me Amerikën, mos u tutni ju ai qashtu e ka punën, ai se ka bë Banjskën Mongolia e ka bë, mos hi kësi lloj teorie konspirative”, tha ai në Kanal10.