Lajme

Shala: Ferronikeli, krenari industriale e Kosovës, Qeveria t’i qëndrojë afër

11/06/2021 20:30
nga:M K

Ferat Shala i PDK-sa ka hedhur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës për neglizhencën e kësaj të fundit ndaj Ferronikelit.

Shala, në “Expose“, prodhim i portalit GazetaBlic, ka thënë se kjo kompani është krenari industriale e Kosovës dhe se shteti duhet t’i qëndrojë afër.

Tutje, ai tha se me dështimin e Feronikelit, është një zingjir i tërë vartës që shënon humbje.

“Është kompania që ka çu mesazh të qartë tek investitorët e mëdhenj, se këtu mund të punohet në metalurgji, pra gjitha këto rezultate kanë bërë që kompanitë e mëdha ta ruajnë besimin se në Kosovë mund të punohet, nëse kjo tash mbyllet është mesazh i keq për industrinë e metalurgjinë, mesazh i keq për shtetin, 1000 familje sot janë pa të ardhura, të hyrat kanë qenë të gjithanshme, problemet tjera të zingjirit vartës, të shumë kompanive prodhuese dhe furnizuese, nga lëndët derivate dhe lëndët tjera që janë pjesë e metalurgjisë.

Pra një zingjir i tërë i furnizimit nga kompanitë vendore, pastaj pjesa e transportit të brendshëm dhe të jashtëm, pra nuk është vetëm dëmi që i bëhet 1 mijë punëtorëve, por komplet një logjistike të tërë eksporte dhe në këtë relacion pasojat për qeverinë do të jenë shumë të mëdha dhe e dërgojmë një mesazh të keq për zhvillimin e hovshëm, që do duhej të ngritej në Kosovë me ngritjen e kapaciteteve minerale. Kush do të vie nëse shohin se Feronikeli ka dështuar, secili shtet normal përveç që merr rentën ai duhet të jetë afër dhe të krijojë lehtësira, në mënyrë që biznesi privat të avancojë dhe të zhvillohet, dhe të sjellë të mira për qytetarët dhe veçanarisht ata të Drenasit në këtë rast”, tha ndër të tjera Shala.

/GazetaBlic/