Deputeti i PDK-së, Ferat Shala thotë se Kosova nuk i ka merituar këto masa dhe sipas tj, duhet të largohen menjëherë.
Shala në një prononcim për GazetaBlic thekson se, këto masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian kanë ardhë nga keq-qeverisja dhe keq-menaxhimi i institucioneve tona.
“Nëse e marrim në relacion, Kosova si shtet nuk i ka merituar këto masa dhe duhet të largohen sa më parë”, tha Shala.
“Nëse e mendojmë si politikë qeveritare, relacionet e komunikimit, bashkëpunimit dhe harmonizimit të politikave me institucionet e Bashkimit Evropian, këtu kemi shumë vërejtje e sygjerime. Këto masa kanë ardhë nga keqqeverisja dhe keqmenaxhimi i institucioneve të shtetit tonë”, shtoi ai.
Shala fajëson Qeverinë, teksa thotë se është e padrejtë që qytetarët të ndëshkohen me këto masa.
“Pra, kemi dy fusha, ajo e ndëshkimit që iu bëhet me këtë masa qytetarëve dhe pjesa tjetër, ku me një farë forme i tërhiqet vëretja institucioneve të shtetit”, shprehet Shala.
“Unë konsideroj që Qeveria është vonuar, ka gabuar shumë dhe nuk ka qartësuar problematikat mbi të cilat kanë ardhë këto sanksione, përndryshe qytetarët nuk i meritojnë këto masa”, përfundon ai për GazetaBlic.
Raporti për masat ndaj Kosovës shtyhet për javën e ardhshme?