Lajme

Shala: E vetmja punë që Qeveria po bën në KEK është që skandalet të mos dalin në publik

10/24/2024 13:21
nga:G C

Deputeti i PDK’së, Ferat Shala, në seancën e jashtëzakonshme për “skandalet në KEK”, ka thënë se në këtë seancë do të duhej të ishin edhe ministrat.

Ai tha se e vetmja punë që po e bën Qeveria është që “me asnjë çmim” të mos dalin në publik skandalet e tyre”.

“E më së paku do të duhej të ishte ministrja e Ekonomisë që e mbulon këtë sektor. Tani është e qartë ikja nga përgjegjësia dhe llogaridhënia e ministres dhe vartësve të saj por edhe komplet kabintetit qeveritar. Kabineti qeveritar dhe ministrja të vetmen punë që po e bëjnë në KEK është orvatja që me asnjë çmim, me asnjë informacion aferat korruptive dhe skandalet të mos dalin në publik dhe të mos i kenë mediat këto ”, tha ai.

Shala ka thënë se presioni është shtuar ndaj menagjmentit të KEK’ut që të mos dalin skandalet në opinion.

“Kohëve të fundit presioni është shtuar ndaj menagjmentit të KEK’ut dhe punëtorëve në secilin nivel që rrjedhjet e informacionit për situatat dhe skandalet të mos dalin në opinion. Kjo është bërë tash punë e përditshme për Qeverinë dhe menaxhmentin e KEK’ut”, shtoi ai.