Lajme

Shala dhe Kelmendi tregojnë hapat që duhet marrë opozita për krijimin e qeverisë së re

03/25/2025 11:44
nga:Genita C

Historiani Azdren Shala ka komentuar takimin e fundit të liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me liderët opozitarë, Bedri Hamza dhe Ramush Haradinaj.

Ai për GazetaBlic tha se ky takim është rezultat i presionit publik dhe tensioneve brenda LDK-së, ku kritikët e Abdixhikut kërkojnë bashkëpunim me opozitën për të larguar Kryeministrin Albin Kurti.

“Takimi ka ardhur pas presionit publik ndaj Abdixhikut dhe situatës brenda LDK-së, ku ka pasur kërkesa për bashkëpunim me opozitën,” tha Shala, duke e cilësuar takimin si një lajm të mirë për vendin.

Ai theksoi se opozita ka një detyrë të rëndësishme: krijimin e një qeverie të re që do të largonte Kurtin, të cilin e sheh si të dëmshëm për vendin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në fund, Shala shpreson se ky takim do të shënojë një fillim të mbarë për një qeverisje pa Kurtin dhe LVV-në.

Njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi, theksoi se e ardhmja e situatës politike varet nga veprimet e pozita.

“Tash vepron pozita, por kur përfundon kjo fazë, kalon te opozita dhe çështja e pushtetit. Këtu opozita mund të ndërtojë qeverinë,” përfundoi Kelmendi.

A jemi më afër një qeverie nga opozita, flasin analistët

Eksperti amerikan: Vjosa Osmani, lidere e fortë – duhet të mbetet patjetër në jetën politike