Sporti

Shakohoxha: Protestat e forta të tifozëve në Kosovë e Shqipëri mund të bëjnë të dështojë organizimi Shqipëri – Serbi

09/26/2024 23:28
nga:Mergim Rreci

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian të U-21 për meshkuj në vitin 2027.

Ka pasur reagime të mëdha ndaj këtij organizimi, duke filluar nga ‘Tifozat Kuq e Zi’ e deri tek qytetarët nga të gjitha trojet shqiptare.

Pikërisht tek reagimet e tifozëve i ka shpresat edhe komentatori i mirënjohur shqiptar, Dritan Shakohoxha.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, ai tha se vetëm reagimi i ashpër nga tifozët në Kosovë e Shqipëri, mund ta bëjë të dështojë këtë organizim.