Showtime

Shakira dhe Pique, ‘paqe’ e përkohëshme për kujdestarinë e fëmijëve të tyre

08/09/2022 09:48
nga:G B

Që kur Gerard Pique dhe Shakira njoftuan ndarjen e tyre pas 12 vitesh lidhje romantike, kanë dalë në dritë të gjitha llojet e thashethemeve dhe mosmarrëveshjet e brendshme. Sidomos në pjesën juridike. Kujdestaria e dy fëmijëve të tyre, Sasha dhe Milan, mbetet një çështje e pazgjidhur, por të paktën kanë gjetur një marrëveshje të përkohshme paqeje për muajin gusht.

Ekipi ligjor i të dyve vazhdon të takohet dhe të kërkojnë mënyrën më miqësore të ndarjes, për të mos ndikuar zhvillimin e të miturve, duke kërkuar gjithmonë më të mirën për ta. Mirëpo, qëllimi i Shakirës dhe Piqué për fëmijët është shumë i ndryshëm.

Këngëtarja dëshiron që ata të jetojnë me të në rezidencën në Miami, ndërsa futbollisti mbron versionin që të vazhdojnë të rriten në Barcelonë, qytetin e tyre të lindjes. Të dy kanë arritur një marrëveshje të përkohëshme paqeje që Sasha dhe Milani të kalojnë dy javë me babain e tyre.

Fëmijët u kthyen në Barcelonë, pasi ishin me Shakirën në San Diego, Meksikë dhe Los Angeles. Shakira u kthye në shtëpinë e familjes, ku la dy të miturit me Piqué. Sasha dhe Milan do ta shoqërojnë futbollistin këtë mes gushti në apartamentin që ka në zemër të Barcelonës.

Nga ana tjetër, negociatat vazhdojnë. Skuadra ligjore “Pilar Mañé” dhe “TamboreroAbogados” janë në kërkim të një marrëveshjeje përfundimtare, por gjithçka tregon se ka një probabilitet më të madh që Milan dhe Sasha të vazhdojnë të jetojnë në Barcelonë të paktën gjatë këtij viti.

Kupa e Botës 2010 nuk ishte vetëm viti kur kombëtarja spanjolle e futbollit fitoi kompeticionin e lakmuar falë golit të famshëm të Iniestës në finale, por ishte edhe viti kur Shakira dhe Pique u takuan.

Që nga ai Botëror i famshëm, çifti ka pasur një lidhje 12-vjeçare, në të cilën të dy kanë jetuar së bashku në Barcelonë me dy fëmijët që kanë të përbashkët deri më 4 qershor, kur zyrtarizuan ndarjen dhe njoftuan divorcin.

Ndërkohë, Pique sheh se si në sezonin e tij të 15-të në Barcelonë, roli i tij do të zbehet mjaft. Dhe pikërisht qendërmbrojtësi katalanas do të jetë mbrojtësi i pestë i trajnerit Xavi Hernández. Nënshkrimet e Christiansen dhe Koundé, së bashku me Araújo dhe Eric García, bëjnë që ish-i i Shakira të marrë një rol shumë terciar në listën e azulgranasve.