Sporti

Shakhtar Donetsk nuk pranon ofertën e Arsenalit

12/28/2022 08:06
nga:Mergim Rreci

Anësori Mykhailo Mudryk është një nga objektivat më të përfolur në merkaton e dimrit.

Arsenali po përpiqet të kalojë përpara konkurrencës dhe do të ketë ofruar 62 milionë euro për ukrainasin, por kjo shumë nuk ka qenë e mjaftueshme për të bindur zyrtarët e Shakhtar Donetsk, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Daily Telegraph , skuadra ukrainase kërkon një shumë prej rreth 96 milionë euro për të hequr dorë nga lojtari i talentuar. Mudryk, 21 vjeç, megjithatë do të jetë i interesuar të luajë për Arsenalin dhe nën drejtimin e Mikel Artetës.

Lojtari, në nëntor, zbuloi se nuk ishte aspak i kënaqur me faktin që klubi i tij kërkonte gati 100 milionë euro për të: “Vlera prej 100 milionë eurosh më vendos një pengesë në kalimin tim në një kampionat ëndrrash. Gjithmonë kam dashur. Nuk mund të them që ëndrra ime ka vdekur, por është e plagosur. Ky është një realitet”, përfundoi ai.