Skuadra e Interit e luan sot ndeshjen e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve.
“Neruazzurët” kanë udhëtuar për në Ukrainë, atje ku sonte me fillim nga ora 18:45 do të përballen me skuadrën e Shakhtar Donetsk, shkruan GazetaBlic Sport.
Si Interi ashtu edhe Shakhtari shpresojnë të rikthehen tek rezultatet pozitive, por që natyrisht skuadra italiane është më favorite në këtë takim.
Do të ketë disa ndryshime tek përbërjet e dy skuadrave për këtë takim.
Formacionet e mundshme:
Shakhtar Donetsk: Pyatov; Dodo, Marlon, Matviyenko, Ismaily; Maycon, Stepanenko; Tete, Alan Patrick, Pedrinho; Traore
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro
/GazetaBlic Sport/


