Sporti

Shakaja e Morinës me mbrojtësin që shënoi golin e fitores: Do të bëhesh qendërsulmues nëse…!

01/01/2023 18:59
nga:Mergim Rreci

Arbnor Morina është në mesin e trajnerëve më të mirë në futbollin kosovar.

Më shumë se dy dekada aktiv në futbollin kosovar si trajner, ka arritur suksese të mëdha me skuadrat që ka drejtuar, shkruan GazetaBlic Sport.

Morina njihet edhe si opinionist tek emisionet e sportit në Kosovë dhe është shumë i kërkuar për shkak të analizave të tij të sakta.

Për shkak të punës së tij me skuadra të ndryshme, trajneri Morina vazhdimisht tregon edhe momentet interesante që i ndodhin, e një prej tyre që i ka ndodhur gjatë këtij viti e ka ndarë edhe me lexuesit tanë.

Një moment që ishte i suksesshëm për ekipin dhe që rezultoi me gol për lojtarin ka ndodhur në një ndeshje të Ferizajt. Ne luajtëm si mysafir dhe një nga golat u shënua nga mbrojtësi në momentet më të rëndësishme të lojës dhe e gjithë banka filloi të gëzohej dhe u përqafuam mes veti së bashku me lojtarin, aty ishin edhe stafi ynë dhe gjatë gëzimit, duke e përgëzuar për golin e shënuar, i thashë: bravo, qysh ke fillu ke me përfundu si qendërsulmues, të gjithë filluan të qeshin dhe shtova, ‘kur të vijnë gjermanët si në 41-shin’, e qeshura u bë edhe më e madhe, por ndeshja u fitua me golin e mbrojtësit”, tha Morina për ‘GazetaBlic Sport’.

/GazetaBlic Sport/