Lajme

Shaip Kamberi e uron Memli Krasniqin pasi u zgjodh kryetar i PDK-së

07/03/2021 19:12
nga:M K

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka uruar Memli Krasniqin, për pozitën e tij të re si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovë.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se sa më të mira për partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi për Luginën e Preshevës.

“Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi edhe për Luginën e Preshevës”, ka thënë Kamberi.

Postimi i plotë:

Uroj z.Memli Krasniqi për zgjedhjen e tij kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

I dëshiroj suksese në udhëheqjen e partisë.

Përgëzime delegatëve për mbarëvajtjen e Konventës.

Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi edhe për Luginën e Preshevës.

Zyrtare: Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i PDK-së