Sporti

Shahisti më i mirë në botë: Kur jepja intervistë për faqen e Realit më detyronin të them se Ronaldo është më i miri

08/30/2022 13:04
nga:L J

Kampioni aktual dhe shahisti më i mirë në botë Magnus Carlsen është një tifoz i madh i futbollit dhe një tifoz i Real Madridit. Mirëpo, në pod-Castin e Lex Fridman, ai i befasoi disa duke iu përgjigjur pyetjes se kush është, sipas tij, futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

“Unë mendoj se është e vështirë të krahasosh dikë me Lionel Messin, pavarësisht supozimit se si tifoz i Real Madridit do të preferoja Cristiano Ronaldon. Gjithmonë më ka pëlqyer Ronaldo si futbollist, por gjithmonë kam menduar se Messi ishte më i mirë,” tha ai.

“Kam shkuar në shumë ndeshje në Madrid në vitet e kaluara dhe ato kanë qenë gjithmonë të mrekullueshme për mua. E vetmja gjë që më mërziti ishte se kur jepja një intervistë për uebsajtin e klubit, gjithmonë duhej të përmendja Ronaldon,” tha një nga shahistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe shtoi:

“Kur më pyesnin se kush është lojtari më i mirë për mua, unë duhej të thosha Ronaldo. Kur thosha dikë tjetër, për shembull Isco, ata thjesht ndalonin dhe më thoshin: “Ok, prova e dytë, tani thuaj Ronaldo”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport