Lajme

Shahini: Me fitoren 51.11 % të Vetëvendosjes, Kosovës i rrezikohet demokracia

01/09/2026 21:09
nga:Y I

Kreu i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka folur edhe për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Shahini ka bërë një krahasim me bizneset që krijojnë monopole, duke thënë se sa herë ndodhin ato, ndërhyjnë agjencionet që janë për rregullimin e konkurrencës, meqë rrezikohet tregu.

Sipas tij, edhe me fitoren 51.11 % të Lëvizjes Vetëvendosje më 28 dhjetor, Kosovës po i rrezikohet demokracia.

“Kur ka monopol ekonomik në treg, janë agjencionet e konkurrencës që merren me to dhe ndërhyjnë me to, sepse po rrezikohet tregu. Edhe me 51.11 neve po na rrezikohet demokracia”, ka thënë ai në T7.