Lajme

Shabani: Qytetarët e Ferizajt do të përballen me mungesë të ujit edhe në të ardhmen

09/24/2021 22:51
nga:M K

Gazetari nga Ferizaj, Zekirija Shabani beson se qyteti prej nga vjen ai do të përballet me mungesë të ujit të pijes.

Kjo sipas tij për shkak të qeverisjes qëndrore. Në “Expose“, prodhim i portalit GazetaBlic, Shabani ka thënë se qytetarët e komunës do të përballen me këtë problem në vazhdimësi, pra edhe në të ardhmen.

“Po çka i ka mungu Ferizajt gjatë kësaj kohe, kemi parë telashet me mbeturina dhe me ujë. Uji është problem që do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm dhe nuk besoj se do të zgjidhet, e problem është tek niveli qendror. Qytetarët e Ferizajt do të përballen me këtë problem në vazhdimësi”, tha ndër të tjera Shabani për GazetaBlic.

/GazetaBlic/