Lajme

Shaban Osmanaj: Shërbimin ndaj atdheut kam vendosur ta vazhdoj në një formë tjetër, duke qenë në garë për deputet!

12/14/2024 18:58
nga:Y I

Shaban Osmanaj, ka njoftuar se do të jetë kandidat për deputet nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Osmanaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se shërbimin ndaj atdheut ka vendosurta vazhdoj në një formë tjetër duke qenë në garë për deputet.

Ai thekson se “duke parë realitetin e rënd që po kalon Kosova, qytetarët tanë kanë nevoj për ndryshim’

“Nuk ka qenë vendim i vështirë për mua pranimi i ftesës për të qenë pjesë e listës fituese, pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë gjithnjë shtëpia ime politike dhe ky propozim sigurisht që më jep ndjenjën e përgjegjësisë më shumë se të privilegjeve. Duke parë realitetin e rënd që po kalon Kosova, qytetarët tanë kanë nevoj për ndryshim” shkruan Osmanaj në Facebook raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Me lejoni që të ju njoftoj për fillimin e një epoke të re për mua;

Tashmë është bërë publike nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, lista e kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Me përkrahjen e familjes time, me inkurajimin dhe përkrahjen e madhe nga miq, kolegë e bashkëpuntorë të kahmotshëm, shërbimin ndaj atdheut kam vendosur ta vazhdoj në një formë tjetër, duke qenë në garë për deputet në legjislaturën e radhës e cila do të vendoset me datë 9 shkurt 2025.

Nuk ka qenë vendim i vështirë për mua pranimi i ftesës për të qenë pjesë e listës fituese, pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë gjithnjë shtëpia ime politike dhe ky propozim sigurisht që më jep ndjenjën e përgjegjësisë më shumë se të privilegjeve.

Duke parë realitetin e rënd që po kalon Kosova, qytetarët tanë kanë nevoj për ndryshim.

Andaj, ju ftoj që së bashku të bëhemi pjesë e NDRYSHIMIT.

#Bëhundryshimi!

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS ✌️

Dr. Shaban Osmanaj