Sporti

Prishtina me fitore historike në “Fadil Vokrri”, triumfon me përmbysje ndaj Bodo/Glimtt

08/05/2021 21:55
nga:Mergim Rreci

Prishtina ka arritur një fitore të madhe në UEFA Conference League.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës ka triumfuar me rezultat 2 me 1 ndaj Bodo/Glimt, shkruan GazetaBlic Sport.

Prishtina e përmbysi totalisht rezultatin nga 0 me 1 në 2 me 1.

Fillimisht, Berg shënoi për skuadrën mysafire, por Otto John në fund të pjesës së parë i barazoi shifrat.

Në pjesën e dytë, një autogol i Lode i dha fitoren e madhe skuadrës kosovare.

Prishtina shkon në ndeshjen kthyese me avantazhin e një goli.

/GazetaBlic Sport/