Cool

Sfida që po çmend përdoruesit e rrjeteve sociale – çka dëgjoni në këtë video?

08/03/2021 16:54
nga:G C

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video, ku përdoruesit kësaj here po sfidohen me një iluzion akustik

Në video janë dhënë disa opsione të shkruara, ku kërkohet nga përdoruesit e rrjeteve sociale të tregojnë se cilën nga fjalitë e shkruara aty po dëgjojnë nga brohoritjet e tifozëve.

Të shumta kanë qenë komentet e përdoruesve të cilët janë sfiduar me këtë iluzion akustik, derisa shumë prej tyre e kanë pasur të vështirë të dinë se çka saktësisht dëgjojnë në këtë video.