Sporti

Sfida me Anglinë, Shqipëria zhvillon stërvitjen zyrtare në “Air Albania”

11/15/2025 20:13
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja shqiptare do të përballet të dielën, 16 nëntor, me Anglinë, në ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Air Albania”, aty ku kuqezinjtë kanë zhvilluar sot stërvitjen zyrtare në prag të përballjes.

Gjendja e ekipit duket shumë e mirë dhe të gjithë janë gati për duelin ndaj “Tre Luanëve”.

Anglia vjen në formë të shkëlqyer me shtatë fitore në po kaq ndeshje në kualifikuese, ndërsa ende nuk ka pësuar asnjë gol.