Sporti

Sfida Inter-Milan, zikaltërit “pasurohen” nga shitja e biletave

09/16/2023 22:14
nga:E K

Derbi i Milanos i cili është duke u luajtur në këto momente (e shtunë, data 16 shtator), ka bërë që të gjitha biletat e San Siro të shiten. Plot 75 mijë e 571 tifozë janë të pranishëm në stadium.

E treta herë radhazi për Interin këtë sezon që ezauron të gjitha biletat në shtëpi. Nga shitja e tyre në sfidën ndaj Milan, klubi zikaltër do të përfitojë plot 6.274 milinoë euro, shifër që e bën këtë ndeshje të dytën me fitime më të larta në historinë e Serie A