Lajme

Sfida e Tik Tok-ut i merr jetën 18-vjeçarit shqiptar në Itali

01/30/2024 11:41
nga:Y I

Një 18-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali, pasi ka tentuar të realizojë një sfidë të cilën e kishte parë në rrjetet sociale.

Viktima është identifikuar si Lorenzo Pjetrushi i cili si pasojë e sfidës së rrezikshme që kishte marrë, për ta shpërndarë më pas në Tik Tok, mori lëndime të rënda duke mos ia dalë të mbijetojë.

I riu kishte hipur mbi kofanon e makinës së shokut dhe po xhironin videon, po më pas është rrëzuar dhe përplasur nga makina në të cilën udhëtonte grupi i të rinjve.

Të rinjtë po udhëtonin me 140 km në orë. Aksidenti ka ndodhur më 20 janar, ndërsa i riu është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme, më 29 janar./dritare.net/