Showtime

“Sfida e buxhetit” banorët ndahen në dy grupe dhe provojnë ushqime

02/06/2023 09:28
nga:G B

Banorët e Big Brother Vip Kosova mbrëmë e patën sfidën e buxhetit për këtë javë.

Ata ishin të ndarë në dy grupe gjatë kësaj sfide e cila kishte të bëjë më testim të ushqimit.

Pjesëtarët e njërit grup i patën të mbyllur sytë dhe duhej të qëllonin ushqimin që kishin për të provuar anëtarët e grupit tjetër.

Banorët e grupit të dytë e hanin ushqimin dhe afroheshin me gojë lironin aromën e ushqimit, ndërsa anëtarët e grupit tjetër me anë të nuhatjes duhej të tregonin se për cilin ushqim bëhej fjalë.