Lajme

Zhduket një 30 vjeçar në Prishtinë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

1 vitë më parë
nga:N K

Arben Beselica, 30 vjeçar nga Komuna e Prishtinës raportohet të jetë zhdukur që nga dita e hënë.

Familjarët e tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij, vëllai i tij, Ilir Beselica, konfirmoi se që nga mëngjesi i së hënës nuk dinë asgjë për të.

“Dje në mëngjes ka dalë dhe nuk është kthyer më, rastin e kemi raportuar edhe në Policinë e Kosovës”, tha ai.

Ai bëri thirrje që kush do që ka informata lidhur me vendodhjen e 30 vjeçarit, të kontaktojnë në numrin 049/482-024.