Sporti

Sezoni për Koulibalyn mund të ketë mbaruar

05/04/2021 17:53
nga:Lorik J

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbë dhe do të mbetet për të paktën dy javë jashtë fushave të blerta.

Stafi mjekësor ka konfirmuar se ekzaminimet zbuluan një dëmtim të shkallës së parë në muskulin e të këmbës së djathtë, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi Senegalez do të mbetet jashtë për të paktën dy javë dhe do të humbasë ndeshjet kundër Spezia, Udinese dhe Fiorentina.

29-vjeçari ka luajtur 26 herë në Serie A këtë sezon, pasi ai humbi tre ndeshje midis dhjetorit dhe janarit për shkak të një problemi në muskuj, para se të prekej me koronavirus në shkurt.

/GazetaBlic Sport/