Sporti

Sevilla – Roma, fituesi i Europa League do të vendoset në penallti

05/31/2023 23:51
nga:Lorik J

Kanë përfunduar 120 minutat e finales Roma – Sevilla.

Finalja e Europa League mes Romës dhe Sevillës do të përcaktohet pas ekzekutimit të penalltive, shkruan GazetaBlic Sport.

Koha e rregulltë dhe vazhdimet përfunduan me rezultatin e barabartë 1-1.

Dybala realizoi për Romën në minutën e 34’të, kurse në fillimin e pjesës së dytë, autogoli i Mancinit vendosi barazimin dhe  rezultatin e lojës në 1-1.

Tashmë, fituesi do të zbulohet pas penalltive.

/GazetaBlic Sport