Aventura e Luuk de Jong te Barcelona duket se do të jetë e shkurtër.
Luuk de Jong u transferua te Barcelona verën e kaluar pasi ishte një nga dëshirat e Ronald Koeman, shkruan GazetaBlic Sport.
Me shkarkimin e holandezit nga Barça dhe me ardhjen e Xavi Hernandez, sulmuesi nuk ka më vend në formacionin e ‘Blaugranëve‘.
Raportohet se Barcelona po rishikon mundësinë e rikthimit e tij te Sevilla.
Megjithatë kjo duket e vështirë pasi Sevilla nuk e do më në ekip.
/GazetaBlic Sport/


