Sporti

Sevilla – Juventus, formacionet zyrtare

05/18/2023 19:57
nga:Lorik J

Sevilla dhe Juventusi zhvillojnë ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Evropës në Estadio Ramon Sanchez-Pizjuan.

Në takimin e parë të zhvilluar në Allianz Stadium, skuadrat e shënuan nga një gol, ashtu që gjithçka do të nisë nga fillimi në Spanjë.

Ekipi i cili e fiton këtë përballje do të kualifikohet në finalen e 31 majit që zhvillohet në Puskas Arena të Budapestit.

Nuk do të mungojë një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Jose Luis Mendilibar Etxebarria dhe Massimiliano Allegri, të cilët i kanë zgjedhur formacionet që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Sevilla: Bono; Jesús Navas, Badé, Gudelj, Acuña; Fernando, Rakitic; Ocampos, Óliver Torres, Bryan Gil; En-Nesyri.

Juventus: Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Iling-Junior; Di María; Kean.