Sporti

Sevilla dhe Galatasaray në garë për Sanchez

06/06/2022 22:17
nga:E K

Një nga prioritetet e Interit për javët e ardhshmë në merkato është shitja e Alexis Sanchez.

Sipas “El Aire Livre” në Kili, klubi zikaltër dëshiron të takohet me agjentin e lojtarit në ditët në vijim për të gjetur një marrëveshje për lamtumirën e tij.

Ka dy mundësi për të “hequr qafe” sulmuesin kilian.

E para është një pagesë e konsiderueshme e largimit për sulmuesin ose një transferim i përhershëm.

Deri tani, Sevilla dhe Galatasaray janë dy klubet të cilat janë të interesuara për Alexis Sanchez.