Ka përfunduar derbi mes Sevillas dhe Barcelonës.
Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një ndeshje që u shoqërua nga disa episode gjatë gjithë rrjedhës së saj.
Fillimisht Sevilla kaloi në epërsi nëpërmjet një goli fantastik nga Papu Gomez, me skuadrën nga Andaluzia që realizoi nëpërmjet një skeme të mrekullueshme.
Araujo barazoi shifrat më pas në fund të pjesës së parë për 1 me 1, rezultat ky që ishte përfundimtar.
Një moment aspak i mirë ndodhi në minutën e 64-të kur Kounde e goditi me top në fytyrë Jordi Alban. Gjyqtari e ndëshkoi direkt me karton të kuq.

/GazetaBlic Sport/


