Lajme

“Severna Brigada” kërcënon zyrtarët institucionalë, policia nis hetimet

07/31/2026 09:31
nga:Y I

Policia e Kosovës ka njoftuar se organizata terroriste “Severna Brigada” ka kanosur me jetë zyrtarë institucionalë (Zubin Potok).

Ata thanë se rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

“Raportohet se nga organizata terroriste e ashtuquajtur ‘Severna Brigada’ përmes rrjetit social, janë kanosur me jetë zyrtarë institucionalë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”.