Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka komentuar të ardhmen e Listës Serbe në institucionet e Kosovës.
Ai për GazetaBlic tha se Lista Serbe po i përdor këto institucione për të ruajtur ndikimin e saj dhe se, ndonëse ka të ardhme, ai do të dëshironte që ajo të mos ishte e lidhur me Beogradin, por me interesat e vetë serbëve të Kosovës.
“Më duket se po i përdor ato institucione për të siguruar ndikimin e vet. Sigurisht që ka një të ardhme. Do të doja të mos ishte një e ardhme e lidhur me Beogradin, por me interesat e serbëve të Kosovës”, thotë Serwer.
A ka Lista Serbe të ardhme në institucionet e Kosovës, flasin analistët


