Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se problemi kryesor që nuk ka përparim në dialogun Kosovë-Serbi, është se Beogradi nuk është i përgatitur për normalizim politik.
Serwer në një përgjigje për GazetaBlic thekson se, qëllimi i dialogut duhet të jetë një zgjidhje e përhershme dhe të fokusohet në çështje praktike.
“Unë nuk mendoj se problemi është “momenti”. Problemi është se Beogradi nuk është i përgatitur për normalizim politik. Mund të mos jetë as Prishtina. Qëllimi i dialogut duhet të jetë një zgjidhje e përhershme, ligjërisht e detyrueshme, por derisa kjo të bëhet e mundur duhet të fokusohet në çështje praktike”, tha Serëer.
Serwer shpreson se Kaja Kallas, e cila do të jetë në vend të Josep Borrelit, si përfaqësuese e lartë e BE-së, mund të ketë sukses në këtë çështje.
“Kallas mund të ketë sukses me ato dhe të shmangë përsëritjen e dështimit të Escobar/Lajçak”, tha Serwer për GazetaBlic.