Showtime

Serkan zbulon si nisi historia e dashurisë me Eda-n

05/14/2021 15:38
nga:G C

Aktorët Hande Erçel dhe Kerem Bursin prej disa kohësh kanë qenë në vëmendje të mediave turke pas aludimeve se mes tyre ka nisur një histori dashurie dhe më në fund ata e pranuan.

Ata publikuan foto romantike nga pushimet e tyre në Maldive, shoqëruar me dedikime romantike.

Së fundmi, Kerem ka folur për herë të parë para kamerave për këtë histori që ka gëzuar pafund fansat. Ai ka treguar se në fillim e kanë nisur gjithçka si dy shokë të mirë, por me kohën, gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër.

 

“Nuk e kemi fshehur kurrë. Që në fillim ishim shokë të mirë, e kuptonim shumë mirë njëri-tjetrin. Më pas gjërat ndryshuan dhe tani gjithçka po shkon vaj”, është shprehur aktori, shkruan ‘Haberler’.