Lajme

Sërish vetëaksidentohen policët në veri

12/20/2024 09:50
nga:N K

Mëngjesin e sotëm, në rrugën magjistrale Ribariq-Mitrovicë, në segmentin në Varagë, ka ndodhur një vetëaksident ku është përfshirë një automjet i Policisë së Kosovës.

Vetëaksidentin e ka konfirmuar për GazetaBlic, zëvendësdrejtori për Mitrovicën e Veriut në Policinë e Kosovës, Veton Elshani.

“Pak para ores 08.00. Aksident në Varage, Zubin Potok. Një veturë e policisë e vet aksidentuar”, tha Elshani.

Si pasojë e këtij vetëaksidenti, tre polic kanë pësuar lëndime të lehta.

Ky është vetëaksidenti i dytë brenda javës i Policisë në veri.

Te premten e kaluar tetë policë u lënduan nga aksidenti i autoblindës në fshatin Grabovc afër Zveçanit në veri të Kosovës.