Sporti

Sërish nuk ka vend për Muhamet Hysenin në Ligën e Dytë në Danimarkë

10/20/2024 23:50
nga:E K

Skuadra e Horsens ka shënuar fitore 2:1 ndaj Hvidovre IF në javën e 13-të në Ligën e Dytë të futbollit danez.

Edhe në këtë ndeshje nuk pati minuta për futbollistin kosovar, Muhamet Hyseni.

Hyseni nuk u fut fare në lojë dhe kjo ishte ndeshja e dytë me radhë që u la vetëm në stol.

23-vjeçari ende nuk ka shënuar gol për ekipin e Horsens në ligë, por ka të regjistruar vetëm një asist.

Ai ka zhvilluar tetë ndeshje deri tani, por jo të plota.

Kujtojmë që Hyseni ishte transferuar te Horsensi i Danimarkës nga Llapi për shifër rekord, prej 650 mijë euro