Showtime

Sërish me pushime! Georgina Rodriguez “tërbon” fansat me pozën provokuese nga jahti luksoz (FOTO)

07/20/2021 00:16
nga:Gazeta Blic

Pasi mori gjithë vëmendjen në Festivalin e Filmit në Kanë, Georgina Rodriguez, është rikthyer te familja e saj që ndodhet me pushime.

E sigurisht që në profilin e saj në “Instagram” nuk mund të mungonin pozat seksi.

Partnerja e futbollistit të famshëm, Cristiano Ronaldo, ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqet e shtrirë në jahtin luksoz.

27-vjeçarja e veshur me bikini, ka vendosur që në plan të parë të ketë të pasmet bombastike. E siç ndodh me çdo postim të saj, edhe fotoja në fjalë ka marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente.