Të shtëna me armë zjarri është raportuar të ketë pasur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Gjon Serreçi’ në kryeqytet.
Rasti në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci deklaroi se nga informatat e pra dyshohet që nga një mjet në lëvizje ka pasë gjuajtje me armë.
“Rreth orës 20:40 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Gjon Serreçi’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha ai.
Lidhur me rastin policia tashmë ka filluar një hetim.
Duhet përkujtuar që pak më parë të shtëna me armë zjarri pati edhe në rrugën ‘Astrit Rrushi’ në Prishtinë.
Sipas të dhënave të para nga policia, shkrepje me arme pati nga një veturë në lëvizje.
Brenda 40 minutave në kryeqytet pati dy raste të të shtënave me armë, që të dyja nga automjetet në lëvizje e sipër.
Lidhur me këto raste, tashmë policia është duke mbledhur të dhënat e nevojshme.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, Policia shpalos detaje