Lajme

Sërish aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona

01/16/2022 19:05
nga:Gazeta Blic

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në Lluzhan të Podujevës, raporton Gazeta Blic.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona. Kështu ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00,në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, është shprehur Ahmeti.

Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet që kanë çuar në këtë përplasje veturash.