Sporti

Serie A: Vjen lajmi i mirë për tifozët

07/15/2021 10:29
nga:Lorik J

Sipas disa raportimeve në Itali, stadiumet e Serisë A mund të pranojnë deri në 50% të tifozëve për sezonin e ri.

Serie A po bën presion për hapjen e stadiumeve, qoftë edhe pjesërisht, për të ndihmuar klubet financiarisht, përcjell GazetaBlic Sport.

Klubet e Serie A kanë humbur mbi 1.2 miliardë euro që nga fillimi i pandemisë COVID, për shkak të lojërave të luajtura me dyer të mbyllura dhe rënies së të ardhurave nga sponsorizimi.

Gjatë zbulimit të listës së ndeshjeve për fushatën 2021-22 Serie A, Presidenti Dal Pino i kërkoi Qeverisë të hapë stadiume me kapacitet të plotë, por nuk ka gjasa që kërkesa e tij të përmbushet.

Megjithatë, sipas Calciomercato.com dhe La Gazzetta dello Sport, Qeveria mund të lejojë 50 përqind kapacitet në stadiume për sezonin e ri.

Njerëzit e vaksinuar mund të marrin një leje të gjelbër për të hyrë në stadiume pasi fushata e Serie A fillon më 22 gusht.

Bisedimet midis palëve të përfshira janë duke u zhvilluar për javë të tëra, por qeveria duhet të mbikëqyrë rritjen e rasteve të COVID në vend, kryesisht për shkak të përhapjes së variantit Delta.

/GazetaBlic Sport/