Sporti

Serie A rikthehet me duele shumë interesante

10/07/2026 22:34
nga:Mergim Rreci

Pas tre javësh ndërprerje, Serie A rikthehet me ndeshje interesante në javën e pestë të kampionatit.

Interi, Roma dhe Lazio kryesojnë renditjen me nga katër fitore dhe një barazim. Interi do të presë në “San Siro” Parmën, e cila gjatë kësaj periudhe ka ndryshuar trajner.

Roma do të luajë në transfertë ndaj Comos së Cesc Fàbregas, në një duel që pritet të sjellë dy stile të ndryshme futbolli. Ndërkohë, Lazio pret Monzën, me Gennaro Gattuson që synon ta mbajë skuadrën në pjesën e sipërme të tabelës.

Një tjetër përballje interesante është ajo mes Napolit dhe Frosinones, ndërsa Milani dhe Juventusi kanë udhëtime të vështira. Milani përballet me Sassuolon, kurse Juventusi udhëton te Cagliari.

“Zonja e Vjetër” ka një pikë më pak se Milani dhe nuk mund të lejojë më humbje pikësh në garën për kreun. Përballja në Cagliari sjell kujtime të këqija për Juventusin, pasi humbja sezonin e kaluar në “Unipol Domus” ishte një nga rezultatet që ndikuan në objektivin për kualifikimin në Champions League.

/GazetaBlic Sport/