Sporti

Serie A mban takim urgjent: Diskutim për klubet që marrin pjesë në Superligën Evropiane

04/19/2021 17:59
nga:Lorik J

Krijimi i Superligës Evropiane ka krijuar paqartësi të mëdha në vazhdimin e kompeticioneve kombëtare në ligat e Spanjës, Italisë dhe Anglisë.

Për krijimin e kësaj lige është paralajmëruar ndëshkim i rëndë nga UEFA për të gjitha ekipet që marrin pjesë në këtë garë, shkruan GazetaBlic Sport

Për momentin në Serie A, po mbahet një takim urgjent në lidhje me ekipet italiane që do të marrin pjesë në Superligën Evropiane të cilat janë: Milan, Inter dhe Juventus.

Sipas Sky Sport Italia një takim urgjent po mbahet tani në Itali dhe në të po marrin pjesë edhe Inter, Milan dhe Juventus.

/GazetaBlic Sport.