Sporti

Serie A fajëson autoritetet shëndetësore për anulimin e ndeshjeve, këmbngul që të gjitha duelet e xhiros tjetër do luhen

01/07/2022 08:55
nga:E K

Seria A ka miratuar një protokoll të ri COVID dhe këmbëngul që të gjitha ndeshjet e ligës duhet të luhen të dielën e ardhshme, duke fajësuar autoritetet lokale shëndetësore për ndeshjet që u braktisën sot.

Katër ndeshje u braktisën sot pasi Salernitana, Bologna, Torino dhe Udinese u urdhëruan në karantinë për pesë ditë nga autoritetet lokale shëndetësore, përcjell GazetaBlic Sport.

Sidoqoftë, Serie A miratoi dje një protokoll të ri të COVID, i cili thotë se ndeshjet duhet të zhvillohen nëse 13 lojtarë janë të aftë, përfshirë një portier.

Serie A publikoi një deklaratë që fajëson autoritetet lokale shëndetësore për “vendime konfuze dhe jokoherente” që krijuan “çdo lloj dëmtimi në sistemin sportiv italian me efekte shkatërruese ekonomike”.

Lega Serie A është gati të çojë autoritetet shëndetësore në një gjykatë arbitrazhi pasi ata vendosën të ndalojnë katër klube të luajnë dje.

Lega Serie A shpreson që pas publikimit të protokollit të sotëm ‘të luhen të gjitha ndeshjet e planifikuara për të dielën më 9, duke i dhënë fund konfuzionit të shkaktuar nga vendimet e ASL’.

/GazetaBlic Sport/