Cult

Seriali turk thyen rekordin e “Game of Thrones” si më i ndjekuri në rrjet

10/13/2021 12:26
nga:G C

Seriali turk “Sen Çal Kapımı” ka thyer rekordin e “Game of Thrones”, si seriali më i ndjekur në rrjet, me më shumë se 9 milionë klikime. Me aktorët kryesorë Hande Erçel dhe Kerem Bürsin, “Sen Çal Kapımı” u bë seriali televiziv më i përfolur në “Twitter”.

Sipas “24 Bursa”, ishin fansat e filmit ata që thyen rekordin e “Game of Thrones”, sepse i shpërndanë në rrjet me miliona herë pjesët e tyre të preferuara.

Prodhimi i vitit 2020-2021, i cili u transmetua në “FOX TV”, pati një shpërndarje të jashtëzakonshme në rrjet në episodin e 52-të që ishte edhe i fundit. Hashtagu “sençalkapimi”, kaloi edhe serialin më të ndjekur në rrjet, ‘Game of Thrones’, i cili ka regjistruar plot 7.8 milionë klikime.

Ndërkohë, vetëm një natë pas transmetimit të serisë finale, seriali është shpërndarë më shumë se 9 milionë herë. Po kështu, në një kohë të shkurtër, fansat kanë shpërndarë miliona herë hashtagun “sençalkapimi”, duke e kthyer.

Aktorët kryesorë, Hande Ercel dhe Kerem Bursin, ndonëse e kanë mbyllur ciklin me serinë e 52-të, në jetën e tyre kanë nisur një lidhje të vërtetë dashurie.

Aktori që luan rolin e Serkanit, Kerem Bürsin, në një postim në rrjet, shkroi ndër të tjera: “Kur mendoj për të gjitha kujtimet e bukura dhe pozitivitetin që ky projekt solli në jetën time, e vetmja fjalë që më vjen në mendje është ‘faleminderit’. Faleminderit kujtdo që u bë pjesë e këtij produksioni”.