Cult

Seriali i animuar për fëmijë “Arthur”, përfundon pas 25 vitesh

07/29/2021 17:16
nga:G C

Arthur, shfaqja e dashur televizive për fëmijët e viteve ’90 do të përfundojë pas 25 vjetësh.

Shfaqja, e cila ndjek aventurat e Arthur Aardvark, familjes dhe miqve të tij është seriali televiziv i animuar për fëmijë më i gjatë në historinë e SHBA.

Transmetuesi amerikan PBS konfirmoi lajmin duke shtuar se episodi i fundit do të transmetohet vitin e ardhshëm.

Arthur ka mbuluar tema të rëndësishme si martesat e të njëjtës gjini.

Shfaqja bazohet në një seri librash të Marc Broën dhe është shfaqur gjithashtu në vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmi për anulimin e Arthur u zbulua nga një prej shkrimtareve të tij, Kathy Waugh.

Duke folur në podcast Finding DW, ajo tha se Arthur nuk ishte më në prodhim dhe ekipi kishte pasur tashmë festën përfundimtare të shfaqjes.

Ajo tha se sezoni i 25 -të dhe i fundit i Arthur do të transmetohet vitin e ardhshëm, por shfaqja do të jetë akoma e disponueshme në PBS Kids.