Sporti

Seri fantastike nga kombëtarja e Italisë, 28 ndeshje radhazi pa humbje

06/16/2021 10:46
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen tri ndeshjet e para të xhiros së dytë në Kampionatin Evropian.

Ndeshja kryesore pritet të jetë ajo në mes Italisë dhe Zvicrës që zhvillohet në ora 21:00, por interesante pritet të jenë edhe dy ndeshjet e tjera, shkruan GazetaBlic Sport.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të kërkojnë fitoren e parë në këtë Kampionat Evropian ndaj Italisë, në anën tjetër “Azzurët” duan që të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Pritet një ndeshje shumë interesante dhe me shumë gola në “Olimpico”, atje ku dy reprezentuesi shqiptarë, Xhaka dhe Shaqiri pritet që ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Italia ka 28 ndeshje pa humbje radhazi deri më sot. 23 prejt tyre i ka fituar, kurse 5 janë mbyllur me barazim.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat edhe sonte.

/GazetaBlic Sport/