Skuadra e Real Madridit fitoi sot me rezultatin 0-4 në “Camp Nou”, me hat-trickun e Benzemas dhe golin e Vinicius, për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, ku katalunasit triumfuan 0-1.
Pas ndeshjes, mbrojtësi i Barcelonës, Sergio Roberto tha se kjo humbje nuk mund të ndodhte sot, shkruan GazetaBlic Sport.
“Nuk mund të ndodhte sot. Dua të falënderoj tifozët që ishin me ne sot. Tani duhet të fokusohemi në La Liga”, tha Roberto për mediat spanjolle.
“Goli i tyre i parë me të vërtetë goditi moralin tonë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


