Portieri i PSG-së, Sergio Rico ka dhënë një intervistë për Cadena COPE, në të cilën ka kujtuar aksidentin e rëndë që pësoi në maj të këtij viti, kur ra nga një kali dhe pësoi dëmtim traumatik në tru.
“Kam humbur gati 20 kilogramë… Peshova 92, peshoja 73. Tani peshoj 88”, tha lojtari spanjoll, duke kujtuar 82 ditët që ishte shtruar në spitalin universitar Virgen del Rocío, në Sevilje, përcjell GazetaBlic Sport.
Portieri 30-vjeçar, i cili pësoi një dëmtim traumatik të trurit dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni për një aneurizëm të trurit, konfirmoi se tani e ka rifituar rutinën e tij: “Unë fle si një fëmijë, njësoj si më parë”.
?️ Sergio Rico, en @partidazocope, sobre las secuelas del accidente
? “Perdí casi 20 kilos”
? “Duermo como un bebé, igual que lo hacía antes”
? #PartidazoCOPE pic.twitter.com/DTODnaZdNr
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) December 14, 2023
/GazetaBlic Sport/