Sporti

Sergio Ramos thirret nga Pochettino për ndeshjen ndaj Manchester Cityt

11/22/2021 20:05
nga:E K

Pas disa problemeve fizike që kanë vonuar me radhë debutimin e tij në Paris Saint-Germain, Sergio Ramos u thirr për herë të parë në një ndeshje për skuadrën e Mauricio Pochettino.

Qendërmbrojtësi, i transferuar me tarifa zero verën e kaluar pas përfundimit të kontratës me Real Madridin, është ndër ata të zgjedhur nga trajneri argjentinas për ndeshjen në Etihad, kundër Manchester Cityt, në raundin e 5-të të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kemi stërvitur mirë dhe kemi ecur mirë”, tha vetëm Pochettino në konferencën për shtyp.

Si masë paraprake, Kylian Mbappe humbi seancën e së hënës, por do të jetë gati për ndeshjen ndaj kampionëve anglezë.

/GazetaBlic Sport/