Sporti

Sergio Ramos pritet të jetë gati për ndeshjen ndaj Bayern Munich

02/02/2023 23:50
nga:Mergim Rreci

Sergio Ramos u dëmtua, të mërkurën, kundër Montpellier, siç ndodhi me Kylian Mbappe, por ndryshe nga sulmuesi, ka shpresa që mbrojtësi spanjoll të mund të shërohet në kohë për të ndihmuar Paris Saint-German kundër Bayern-it, duke iu referuar ndeshjes së Champions-it.

Ndeshja e parë e fazës së 16-të të Ligës, e cila do të zhvillohet më 14 shkurt, transmeton GazetaBlic Sport.

Dëmtimi i tij nuk duket të jetë shumë serioz, sipas L’Équipe. Sergio Ramos do të kryejë teste më të detajuara për të zbuluar saktësisht se sa kohë do të jetë jashtë fushës.

Qendërmbrojtësi pësoi dëmtim, në minutën e 12-të, pas një përplasje ajrore me një Boubaker Koutate.

/GazetaBlic Sport/